Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se Kosova mbetet e angazhuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, duke nënvizuar se zgjidhja e qëndrueshme duhet të bazohet në njohjen e ndërsjellë mes dy shteteve.

Përmes një postimi në platformën X, Kurti bëri të ditur se ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.

Sipas njoftimit publik, gjatë takimit është diskutuar për procesin e integrimit evropian të Kosovës, forcimin e sundimit të ligjit, si dhe ecurinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb