Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha se mirëpret armëpushimin e shpallur midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit dhe tha se “të dyja palët kanë treguar mençuri të jashtëzakonshme”.
“E mirëpres ngrohtësisht gjestin e zgjuar dhe shpreh mirënjohjen më të thellë udhëheqjes së të dy vendeve dhe i ftoj delegacionet e tyre në Islamabad të premten, më 10 prill 2026, për të negociuar më tej për një marrëveshje përfundimtare për të zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet”, tha Sharif në një deklaratë të postuar në X pak kohë më parë .
“Shpresojmë sinqerisht që ‘Bisedimet e Islamabadit’ të kenë sukses në arritjen e paqes së qëndrueshme dhe dëshirojmë të ndajmë më shumë lajme të mira në ditët në vijim!”, tha ai në postim.
