Kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal informoi ambasadorët e G7-ës për krimet e luftës të Rusisë dhe shkatërrimin e infrastrukturës energjetike.

“Në takimin me ambasadorët e G7, fola për krimet e luftës të Rusisë dhe shkatërrimin e infrastrukturës energjetike. Ne duhet ta përballojmë këtë së bashku!”, ka postuar në Twitter Shmyhal.

Ai gjithashtu falënderoi për deklaratën vendimtare të liderëve të G7 në mbështetje të Ukrainës.

Gjatë takimit u diskutuan çështjet e pastrimit të minave, restaurimit të Ukrainës dhe ndihmës së mëtejshme për ukrainasit.

Siç raportohet, në mëngjesin e 10 tetorit, Rusia nisi një sulm masiv me raketa në territorin e Ukrainës, duke vrarë 19 persona, duke plagosur më shumë se njëqind njerëz. Si pasojë e granatimeve janë dëmtuar objekte infrastrukturore kritike, disa zona kanë pësuar ndërprerje në furnizimin me energji elektrike dhe në komunikimet celulare.

Kryeministri Shmyhal tha në mbledhjen e Qeverisë se më shumë se 200 objekte të ndryshme, duke përfshirë 28 objekte të infrastrukturës energjetike, janë dëmtuar nga sulmet me raketa ruse në tre ditët e fundit.

  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb