Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka ironizuar sërish nëpërmjet një video në platformën X, pas deklaratave që qarkulluan më herët për vdekjen e tij.

Në pamjet shihet Netanyahu i cili takohet me ambasadorin amerikan në Izrael, Mike Huckabee.

Huckabee me nota humori drejtuar Netanyahut i thotë se presidenti i SHBA-së e kishte dërguar për t’u siguruar që ai ishte mirë.

“Po, Mike, jam gjallë”, përgjigjet Netanyahu, ndërsa vijon bisedën me nota humori.

“Të heqësh emra nga lista është mirë – ta bësh këtë krah për krah me miqtë tanë amerikanë është edhe më mirë. Është mirë që e pashë Ambasadorin @GovMikeHuckabee.Gjithmonë një kënaqësi”, shkruan më tej Netanyahu bashkëngjitur videos së publikuar në X.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb