Ish-kryeministri i Japonisë Shinzo Abe ndodhet në gjendje në gjendje të rëndë pasi u qëllua me armë në një takim elektoral.

Sipas mediave të huaja ai u qëllua teksa po mbante një fjalim në qytetin jugor ne Nara.

Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar një 41-vjeçar Tetsuya Yamagami, banues në Nara. Ai i tha policisë se nuk ishte i kënaqur me ish-kryeministrin japonez dhe se kishte ndërmend ta vriste atë.

Raportet e mediave lokale thonë se ai besohet të jetë një ish-anëtar i Forcës Vetëmbrojtëse Detare të Japonisë, ekuivalenti i marinës japoneze.

Ndërkohë momentin e sulmit, kryeministri japonez u rrëzua menjëherë në tokë dhe u dërgua me urgjencë në spitalin më të afërt.

8

Në një konferencë për shtyp disa orë më vonë, Fumio Kishida u tha gazetarëve se Abe ishte në një “gjendje shumë të rëndë”.

“Aktualisht mjekët po bëjnë gjithçka që munden,” tha Kishida i cili dukej teksa me zor mbante lotët, duke shtuar se ai “po lutej me gjithë zemër” që Abe të mbijetonte.

Ai gjithashtu rdënoi sulmin, duke thënë se autori “është barbar dhe keqdashës e nuk mund të tolerohet”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: