Kryeministri kanadez, Justin Trudeau shpreson se Grupi i Shtatë vendeve më të Industrializuara (G7) do të fillojë luftimin e nacionalizmit dhe do të miratojë masa konkrete për ambientin dhe edukimin e grave në zonat e krizave, në takimin i cili mbahet muajin e ardhshëm në Kanada, ka thënë ai në një intervistë ekskluzive për agjencinë e lajmeve AFP.

“Shumë shtete dhe shumë qytetarë janë duke vënë në pikëpyetje sistemin aktual për shkak të nacionalizmit ekstrem apo popullizmit të së djathtës”, ka thënë Trudeau.

“Këto çështje duhet të jenë qendër e diskutimeve të G7-tës, si dhe të sigurojë qytetarët për të ardhmen që jemi duke e ndërtuar së bashku”, ka thënë ai në zyrën e tij parlamentare në Otava.

“Është e rëndësishme që të jemi të vëmendshëm dhe të mbajmë këtë rregull, këtë paqe, stabilitet që na ka ndihmuar për të krijuar gjithçka që kemi sot”.

Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump për t’i larguar Shtetet e Bashkuara nga marrëveshje bërthamore që ka Irani me fuqitë botërore, pritet të jetë tema kyçe e diskutimit që do të mbahet më 7-8 qershor në La Malbaie.

Përveç tjerash Trudeau ka deklaruar se është planifikuar të diskutohet edhe për çështjet e tregtisë globale. Në grupin G7 marrin pjesë, Britania, Kanadaja, Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: