Kreu i PD Sali Berisha, gjatë një takim me qytetarë dhe intelektualë, ngriti shqetësimin e mungesës së kuadrit ligjor që dënon krimet e regjimit komunist.

Ndër të tjera Berisha tha se në vitin 1988, babai i Ramës, Kristaq Rama ka firmosur vendimin për të varur poetin Havzi Nela, ndërsa i drejtoi pyetjen se përse kryeministrit Edi Rama “nuk e dënon firmën prej xhelati të babait të tij”.

“Ndaj kësaj të shkuare nuk është mbajtur dhe nuk është ridimensionuar në shkallën e duihur. Në mënyrë absolute është një detyrim madhor i PD-së të ridimensionojë këtë qëndrim, jo si akt hakmarrje. Po të kthehemi në këto 30 vite, nuk ka diskutim që të përndjekurit ishin pasardhës të familjeve të fisshme, elitës së kombit. Elita ishte kudo, ishte e krijuar mbi bazën e atdhetarisë. Këta pasardhës në asnjë rast nuk shkuan drejt hakmarrjes, por sigurisht që besojnë se një qëndrim duhet mbajtur.

Në këtë kontekst, ne kemi qenë vendi i parë në vendet ish-komuniste që kaluam ligjin për dënimin e gjenocidit komunist. U vlerësua Kushtetuese. I jepte të mundur çdo njeriu, të çonte përpara gjykatës xhelatin e tij, persekutorin e tij. Ligji i lustracionit shoqëroi prapa këtë ligj dhe disa hapa u shënuan.

Ato procese u bënë nga ajo drejtësi që ekzistonte. Këta që janë sot në pushtet e anuluan ligjin e lustracionit. E gjykoj se është një ligj i domosdoshëm, sikundër ligji i gjenocidit është në fuqi dhe duhet të veprojë. Nëse ka nevoja mund të bëhen shtesa dhe amendime. Më kanë pyetur në atë kohë pse e quajte gjenocid dhe unë ia dhashë argumentet. Nuk e kishte bërë njeri atë ligj atë kohë, e bën polakët 10 vite pas. Është e nevojshme t’i rikthehemi dëmshpërblimit. Të rivendosim në piedestalin që meritojnë këta shenjtorë të kulturës tonë.

Këta gjeni të letrave dhe kurajës tonë. Dua të ndalem në një moment tjetër, qëndrimin që mban pasardhësi direkt i njeriut që ka firmosur varrin e Havzi Nelës, Edi Rama. Ai nuk ka përgjegjësi pse i ati i tij ka firmosur në vitin 1988 varrin e poetit. Por Edi Rama jo që nuk dënon të atin për këtë firmë prej xhelati. Ju them këtu, sado që duiket një fjalë shumë e ashpër, por evërteta kështu ka qenë. Keni qenë viktima, ata që u kanë burgosur, kanë pasur rol xhelati.

Ai që firmosi për ta varur poetin, ishte xhelati i tij. Ai me Ramiz Alinë kishin në dorë që atë dënim ta kthenin në 25 vite. Kristaq Rama në presidiumin e Komitetit Popullor, një intelektual. I vetmi që nuk mund të firmoste, po të kishte qoftë dhe minimumin e integritetit njerëzor, ishte ai. E thatë bukur ju, nuk varet poeti. Nëse do i thoshte Ramiz Alisë që nuk do firmoste”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: