Kryeministri polak Mateusz Morawiecki ka deklaruar se Kina mund të inkurajohet të pushtojë Tajvanin nëse Ukraina humbet luftën ndaj Rusisë.
Morawiecki i bëri komentet në një mbledhje të Këshillit Atlantik në Uashington sot.
“Nëse Ukraina pushtohet, të nesërmen Kina mund të sulmojë Tajvanin,” theksoi ai.
Sipas tij ka një lidhje shumë të fortë midis luftës në Ukrainë dhe tensioneve mes Kinës dhe Tajvanit.
