TIRANË

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë e Partisë Socialiste, ndërsa pritet të diskutohen një sërë tematikash, përfshirë edhe ecurinë e reformës zgjedhore.

Gazetari Ergys Gjencaj theksoi se reforma zgjedhore do të  zhvillohet me dy faza. Në fazën e parë pritet të votohen në parlament rekomandimet e OSBE/ODIHR, ndërsa në të dytën priten të shqyrtohen pozicionet politike mes maxhorancës dhe opozitës, asaj brenda dhe jashtë Parlamentit.

“Kryesia e PS mblidhet pak ditë pasi Këshilli i Evropës vendosi të mos çel negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në BE, ndërsa pritet për t’u parë nëse kjo temë do të jetë objekt  diskutimi nga PS. Kryesocialisti Edi Rama ka theksuar pak ditë më parë se reforma zgjedhore do të bëhet në dy faza. Në fazën e parë, sipas tij, e cila do duhet të përfundoj në dhjetor të këtij vitit do të  votohen në parlament rekomandimet e OSBE për tre proceset e fundit zgjedhore. Pjesa e dytë e reformës zgjedhore, e cila ka të bëj me çështjet e ndjeshme dhe flitet për pozicionet politike  të maxhorancës, opozitës parlamentare dhe asaj  jo parlamentare mbete për tu rishqyrtuar”-tha Gjençaj.

Pak ditë më parë shefi i qeverisë u shpreh se reforma zgjedhore, si kusht i Bundestagut gjerman do të miratohet me ose pa Partinë Demokratike, brenda muajit dhjetor.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: