Ish-prokurori Eugen Beci, i ftuar në emisionin Kjo Javë në News24 komentoi çështjen e pagave të magjistratëve.

Beci thekson se vendimi i Gjykatës Kushtetuese në shkurt 2026 është i padiskutueshëm. Sipas tij, mazhoranca ishte hipokrite dhe se u kujtua për pagat, vetëm kur u gjend nën presion, pas reagimit të Shoqatave të Gjyqtarëve.

Më tej, Beci nënvizoi se qeveria, në rastin konkret ka konsumuar vepra penale të moszbatimit të vendimit të gjykatave.

Eugen Beci, ish-prokuror: Gjykata Kushtetuese në shkurt 2026 vendosi që paga e gjyqtarit nuk mund të ulet, shfuqizoi vendimin e 2023 të qeverisë dhe tha se deri në 31 korrik 2026, Kuvendi duhet të nxjerrë aktet ligjore që janë në përshtatshme me vendimin. Qeveria nuk e vuri ujin në zjarr. Gjykata Kushtetuese ishte e qartë, se pagesa duhet të ishte bërë. Mazhoranca luajti, bëri një hipokrizi. U kujtua qeveria vetëm kur pa këtë reagim kaq të madh të gjyqtarëve dhe të prokurorëve.

Ministria e Financave tha se unë i referohem ligjit të 2023, por kjo është e gabuar, sepse është një ligj që nuk është më në fuqi. Mbledhja e gjyqtarëve iu tha shqiptarëve se nuk ka negocime me vendimet e Kushtetueses. Prandaj, u kallëzua penalisht ministri i Financave Petrit Malaj.

Rama bën deklarata populiste se luan me ndjeshmërinë e njerëzve që kanë paga të ulëta, sepse thotë që shiko se gjyqtarët kanë paga të mira. Ai nxit konfliktin mosbesimin e publikut tek gjyqësori dhe konfliktin mes pushteteve. Nuk e ka dhënë ai vendimin për rritje pagash, por ka vendim gjykate. Luajti dhe me faktin që dyert e buxhetit të shtetit deklaroi se i hap qeveria dhe jo gjykata, që është gabim. Mazhoranca nuk është zoti i vendit. Edi Rama përpiqet ta kthejë në histori banale, por është historia e zbatimit të Gjykatës Kushtetuese. Qeveria konsumoi vepra penale të mosekzekutimit të vendimeve të gjykatave.

Deklarata e ministrit të Financave Petrit Malajt nuk është çështje, që të diskutohet në publik. Malaj të merrte masat ligjore, që në korrik të ishte i zbatueshëm ligji. Malaj duhet të kuptojë se ligji i 2023 nuk ekziston. Duhet të zbatonte vendimin e Kushtetueses.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb