Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez bëri thirrje të mërkurën për mbrojtjen e Evropës nga tarifat e padrejta dhe mbrojti një rend ndërkombëtar të bazuar në bashkëpunimin dhe përfitimin reciprok, “ku drejtësia mbizotëron dhe jo ligji i më të fortëve”.

Duke folur në një ngjarje në Madrid për nder të kontributeve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME), Sanchez ripohoi se Bashkimi Evropian (BE) do t’i përgjigjet me “proporcionalitet” masave të padrejta tregtare. “Është koha për të mbrojtur Evropën nëse duam një Evropë që mbron më të rrezikuarit, të rinjtë dhe të moshuarit tanë, mjedisin, bujqësinë dhe bizneset tona,” tha ai.

Ai theksoi nevojën për të njohur “gravitetin e madh të momentit në të cilin po jetojmë”, duke vënë në dukje tensionet gjeopolitike, ndërprerjet në furnizimet me lëndë të parë dhe zhvendosjet e kërkesës të shkaktuara nga tarifat e padrejta si kërcënime reale. “Ata të gjithë ndajnë të njëjtin shkak rrënjësor: vënia në pikëpyetje e hapjes ekonomike dhe institucioneve shumëpalëshe në tregti,” shtoi Sanchez.

Sanchez shprehu besimin në një BE të fortë dhe të unifikuar me “dorën e shtrirë për dialog dhe bashkëpunim, në mbrojtje të një sistemi shumëpalësh të tregtisë ndërkombëtare” që nxit mundësitë për SME-të.

 

(A.A/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb