Një nga protestuesit, në protestën para Ministrisë së Arsimit, tha se Shqipëria është ende në një sistem komunist dhe se kjo duhet të marrë fund.

Studenti theksoi se nuk ia kanë besën më as kryeministrit, pasi kjo gjë është dëshmuar më 2018. Ai tha se studentët janë në protestë, për t’i thënë kryeministrit Rama që të largohet nga pushteti.

Ai tha se janë në protestë për të ardhme më të mirë.

Protestuesi: Kemi ardhur që t’u japim fund sistemit komunist. Nuk ia kemi besën fare Ramës për negociata. Jemi këtu për t’ju thënë kryeministrit Rama largohu, se ne nuk të besojmë më.

Ne do vazhdojmë me këto protesta, sepse nuk kemi ardhur këtu për një ditë, por për të ardhmen tonë. Një pjesë e mirë e pedagogëve na kanë mbështetur.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb