Kryeministrja e Lituanisë, Ingrida Simonyte është shprehur se dislokimi i fundit i trupave ruse në Bjellorusi është një shqetësim i madh për shtetet fqinje baltike.

“Dislokimi i trupave ruse në Bjellorusi për stërvitje është një shqetësim i madh për ne. Ne duhet të jemi të gatshëm të reagojmë në nivelin e Bashkimit Evropian”, tha Simonyte në një konferencë shtypi pas takimit me homologët e saj estonezë dhe letonezë.

Gjithashtu ajo theksoi se Rusia duhet të marrë një mesazh të fortë sepse nëse agresioni do të vijojë të rritet , atëherë edhe e masat kundër saj duhet të do të jenë të larta.

“Ne duhet t’i dërgojmë një mesazh Rusisë se çmimi për agresion të mëtejshëm do të ishte shumë i lartë,” tha ajo.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb