Kryeministrja italiane Giorgia Meloni zhvilloi sot një bisedë telefonike me Papa Leo XIV.

“Italia vlerëson dhe mbështet përpjekjet e Selisë së Shenjtë për t’i dhënë fund konflikteve të armatosura dhe për paqen në të gjitha zonat e krizës, në të cilat armët kanë zënë vendin e dialogut dhe shkëmbimit të pikëpamjeve”, thuhet në një deklaratë të qeverisë italiane.

Meloni theksoi se vendi i saj ka vullnetin për të bashkëpunuar me Vatikanin, duke synuar zhvillimin etik të inteligjencës artificiale, në shërbim të njerëzimit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb