Ambasada Amerikane në Tiranë vijon të mbetet aktive në dhënien e ndihmës për institucionet e drejtësisë dhe policisë, jo vetëm në mbështetje, por edhe me specializime të herë pas hershme në fusha të ndryshme.

Së fundmi, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Zyra e Ndihmës për Antiterrorizmin e Departamentit të Shtetit të SHBA trajnoi 12 specialistë nga SPAK dhe Policia, kryesisht në hetimet kibernetike.

“Këtë javë, 12 specialistë nga SPAK dhe Policia e Shtetit Shqiptar morën pjesë në kursin “Praktikat më të Mira Mjekoligjore në Macintosh”. Trajnimi u zhvillua nga Zyra e Ndihmës për Antiterrorizmin të Departamentit të Shtetit përmes Zyrës Rajonale të Sigurisë së Ambasadës.

Specialistët mësuan hollësitë e sistemit operues Mac dhe praktikuan aftësi praktike për të gjetur dhe analizuar të dhëna kritike në mbështetje të hetimeve kibernetike. Ekspertiza dhe udhëheqja amerikane në teknologji është thelbësore për mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tanë nga kërcënimet kibernetike” – shkruan Ambasada Amerikane në Tiranë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb