Java e 22-të e Kategorisë Superiore do të luhet në mesjavë, ditë e mërkurë dhe ditën e enjte.
Kjo javë ofron një supersfidë, atë midis Kukësit dhe Skënderbeut. Vitin e kaluar kjo ishte një sfidë për titull, ndërsa këtë sezon Kukësi i ka humbur shpresat për titull dhe po mendon për Evropën.

Të dyja ekipet do kërkojnë trepikshin që do tu bënte shumë punë, Kukësit për të arritur vendin e dytë dhe Skënderbeut për tu shkëputur edhe më shumë. Sfidat janë parashikuar të luhen në orën 14:00 dhe në orën 17:00. Tre sfidat e orës 14:00 do të jenë Kukësi-Skënderbeu, Kamza-Teuta dhe Laçi-Vllaznia.

Ndërkohë, në orën 17:00 do të luhet Partizani-Lushnja. Takimi Flamurtari-Luftëtari është parashikuar të luhet ditën e enjte, ora 17:00.
Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/kryendeshja-kukesi-skenderbeu-ja-kur-do-te-luhet-java-e-22-te-e-kategorise-superiore/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb