Partizani bën detyrën. Mposht Skënderbeun dhe e lë 10 pikë pas, shkëputet 6 pikë nga Kukësi dhe thyen tersin pasi në dy sfidat e para bardhekuqtë kishin siguruar pikët e plota. Një ndeshje emocionuese që i pati të gjitha. Gola, tension, penallti të humbura dhe karton të kuq, si për të treguar se jo më kot kjo sfidë ka qenë më e zjarrta e viteve të fundit në superligë. Të kuqtë i janë falur golit të shpejtë të Esat Malës, të cilin kanë mundur ta ruajnë deri pas minutës së 97-të, kur gjyqtari Andi Koçi vërshëllehu tre herë për të kurorëzuar trimfun e kryeqytetasve.

Ndeshja në Korçë nis me temperatura të ulëta dhe një terren të vështirë, por kjo nuk i pengon skuadrat që të japin maksimumin. Skënderbeu e nis menjëherë në sulm, por i pari shënon Partizani. Një kombinim i bukur mes Trashit dhe Asanit dhe shkupjani jep një asist fantastik për Esat Malën, që në shtyllën e dytë nuk gabon duke çuar në ekstazë tifozërinë kryeqytetase. Ekipet përpiqen të vënë rregull në fushë, por nuk heqin dorë nga sulmet.

Në minutën e 13-të gjyqtari Koçi do të ndërpresë ndeshjen pasi tifozëria vendëse do të nisë të gjuajë me topa bore në fushë. Muzaka dhe Oto Xhon (minuta ’19) nuk merren vesh mes tyre në një rast ideal, ndërsa ajo se çfarë humbet Kardozo në fund të pjesës së parë, detyron Gegën që ta lërë në stol në pushim. Pjesa e dytë do të ketë momentet e saj kulmore, fillimisht (minuta ’53) Telushi humbet një penallti, të cilën e ndaj Teqja në mënyrë të shkëlqyer, ndërsa në të 80-ën sërish mesfushori vlonjat nuk arrin të gjejë kuadratin.

Ardit Hila do të jetë i pafat, kur vetëm 20 minuta pas aktivizimit, do të detyrohet të lërë fushën e lojës me ambulancë pas një dëmtimi në shpatull. Skënderbeu do të këmbëngulë për barazimin (’92), por nuk do ta gejë, ndërsa Trashi do të humbase ndeshjen me Kamzën për shkak të kartonit të kuq të minutës së 95-të. Skënderbeu vijon kështu të konfirmojë krizën që e ka përfshirë, pasi humbet ndeshjen pestë radhazi në kampionat, ndërsa Partizani rikthehet te fitorja pas tre barazimeve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Formacioni:

Trajneri Orges Shehi, me disa mungesa të rëndësishme për shkak të dëmtimeve, ka zgjedhur të luajë me këta titullarë:
Skënderbeu: Teqja, Sambu, Radas, Vangjeli, Abazi, Dita, Muzaka, Gexh, Hoxhaj, Gripshi, Xhon.

Nga ana tjetër, Skënder Gega është ende në kërkim të suksesit të parë ndaj kampionëve, që në dy sfidat e mëparshme kanë triumfuar 1-0 dhe 2-0. Trajneri i të kuqve ka menduar të rreshtojë këta titullarë.
Partizani: Hoxha, Trashi, Rexhepi, Belica, Ibrahimi, Atanda, Telushi, Asani, Mala, Kardozo, Bardhi.

(j.selimi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb