Dy efektivë kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohen për grabitje në zonën e liqenit Artificial të Tiranës.

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se policët, konkretisht polici i Patrullës së komisariatit nr1. Serxhio Cani 23 vjeç dhe polici bashkiak Sajmir Muzikanti 39 vjeç akuzohen se kanë vjedhur dy qytetarë.

Po ashtu mësohet se të dyshuarit u mbajtën nën vëzhgim për disa javë dhe mëngjesin e sotëm u vunë në pranga.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore po kryen veprimet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: