Përkeqësohet shëndeti i Kryepeshkopit Anastas. Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, të cilat i referohen spitalit Evangelismos në Athinë, ku hirësia e tij trajtohet që nga 3 janari.

Lajmi për përkeqësimin e shëndetit të Kryepeshkopit Anastas u dha nga mediat greke sot në mëngjes dhe u konfirmua nga Kisha Ortodokse, sipas të cilave shëndeti i tij është përkeqësuar me shpejtësi, pasi ka pësuar dështim të shumëfishtë të organeve.

Kryepeshkopi i Shqipërisë 96 vjeç, ndodhet i shtruar i intubuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv të “Evangelismos” pas operacionit që iu nënshtrua pasditen e së premtes së 10 janarit.

Sipas informacioneve, përpjekjet e mjekëve për ta shkëputur nga mbështetja mekanike e frymëmarrjes kanë rezultuar të pasuksesshme, ndaj kanë vazhduar me procedurën e trakeostomisë.

Kjo është një procedurë mjekësore që vlerësohet e nevojshme nga mjekët për rastet e intubimit të zgjatur më shumë se 15 ditë, për të reduktuar rreziqet që lidhen me të.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb