Anuela Ristani, kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, ka deklaruar se pavarësish gjithçkaje Tirana nuk dorëzohet.

Në fjalën në takimin që po mbahet në sheshin Skënderbej, ajo i ka uruar kryeministrit Edi Rama rikthimin në “skuadrën e Tironës”.

“Tirana është shtëpia jonë dhe shtëpia jonë nuk ndalet dhe nuk dorëzohet. Punë të mbarë dhe me shprehjen e kryetarit, ‘jeni më të mirët, ecim përpara’ uroj të mos ndaleni. Me një video që do të shfaqet tani, dua t’i uroj kryeministrit rikthim të mbarë në skuadrën e Tironës”, tha ajo.

Kujtojmë se Edi Rama ka deklaruar se në zgjedhjet e 11 majit do të kandidojë në qarkun e Tiranës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb