Kryesia e PD njofton se është vendosur që mbledhja e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet të merkurë. Takimi do të nisë në orën 17.00.
Mësohet se rendi i ditës është situata politike në vend, qëndrimet e PD dhe protesta e 22 dhjetorit.
Kujtojmë se në një deklaratë të zhvilluar më herët kreu i PD Sali Berisha theksoi se protesta kombëtare e 22 dhjetorit është fillimi i betejës deri në fitoren e Partisë Demokratike.
Berisha ka akuzuar qeverinë Rama për korrupsion, duke mos i kursyer edhe akuzat ndaj Belinda Balluku, për të cilën e shpreh se Gjykata Kushtetuese me vendimin për ta kthyer në detyrë, I jep asaj mundësinë të shkatërrojë provat apo të intimidojë dëshmitarët.
