Kryesia e Partisë Demokratike vendosi vetëm pak më parë të mos njohë zgjedhjet vendore të 11 majit, duke i cilësuar ato si një proces të manipuluar dhe farsë elektorale.

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes, kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh se me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri.

“Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira. Janë pesë rezoluta ndërkombëtare të bazuara në dokumentet e dorëzuara nga PS që damkosin Ramën si kryetar të një narkoshteti, njeri që zhvillon farsë elektorale dhe përdor institucionet për të shtypur pluralizmin,” tha Berisha.

Ai nënvizoi se Partia Demokratike do të punojë për një bashkëpunim më të ngushtë ndërkombëtar, por theksoi se ndryshimi mund të vijë vetëm nga shqiptarët. “Jemi të bindur që vetëm shqiptarët mund të kthejnë votën e lirë,” shtoi ai.

Berisha tha gjithashtu se PD është një forcë politike e fjalës dhe debatit të lirë, dhe se shumë shpejt do të zhvillohet një analizë e thelluar për zgjedhjet e 11 majit, ku do të ftohen të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e partisë për të dhënë mendimin e tyre. “Ende nuk kemi një datë, sepse kemi disa probleme organizative, por askush të mos mendojë se nuk do të ketë analizë,” përfundoi Berisha.

Sali Berisha: Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira. Janë 5 rezoluta ndërkombëtare të bazuara në dokumentet e dorëzuara nga PS që damkosin Ramën si kryetar të një narkoshteti, njeri që zhvillon farsë elektorale dhe përdor institucionet për të shtypur pluralizmit.

Të vendosur për bashkëpunim të ngushtë ndërkombëtar por jemi të bindur që vetëm shqiptarët mund të kthejnë votën e lirë.

PD është parti e fjalës së lirë dhe debatit të lirë. Do të kemi analizë për 11 majin ku janë të ftuar të gjithë anëtarët dhe mbështetësit të japin mendimin e  tyre, ende nuk kemi një datë sepse kemi disa probleme por askush të mos mendojë se nuk do të ketë analizë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb