Deputeti i Partisë Socialiste, Besjan Ajazi është takuar këtë fundjavë me strukturat e PS në qytetin e Gramshit, në kuadër të procesit të zgjedhjeve të kryetarëve të rinj të degëve.

Ajazi ka theksuar gjatë këtij takimi se brenda javës, kandidatët duhet të paraqesin platformën e tyre.

Postimi i Besjan Ajazit

Ne vijim te procesit te nisur nga Partia Socialiste?ne te gjithe vendin per zgjedhjen e kryetareve te partive zhvilluam nje takim me kreret e PS ne Njesite Administrative dhe te deleguarit ne keto njesi nga ku nisem edhe punen per zgjedhjen e kryetarit te ri te partise socialiste te Gramshit.

Njohem kryetaret dhe te deleguarit me vendimet e Kongresit, Asamblese Kombetare, Kryesise se PS dhe udhezimeve te Sekretarit te Pergjithshem ndersa brenda javes se ardhshme permbyllim fazen e marrjes se propozimeve per kandidatet per kreun e ri te PS, ku çdo kandidat do kete mundesine te paraqese perpara asamblese platformen e tij.

Ky proces gjithashtu do sjelle nje hapje te Partise Socialiste?, rienergjizimin e çdo strukture te saj dhe do na jape garancine per fitore te sfidave te ardhshme elektorale duke filluar qe me zgjedhjet vendore te vitit 2023.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: