Pas fillimit të armiqësive në Ukrainë në vitin 2022, ambasadori i njërit prej vendeve perëndimore sugjeroi që Gjeorgjia të fillonte një luftë me Federatën Ruse, “të zgjaste për 10 ditë, dhe pastaj të kalonte në luftë guerile”.
Kjo u deklarua nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane”, Kryetari i Bashkisë së Tbilisit, Kakha Kaladze, në një intervistë me kanalin televiziv gjeorgjian “Imedi” .
“Ambasadori i njërit prej vendeve perëndimore takohet me kryeministrin e vendit dhe i thotë: ‘Filloni ju, do t’ju sigurohen pajisje ushtarake. Gjëja kryesore është që të zgjatni 10 ditë dhe pastaj të kaloni në luftën guerile’”, tha ai.
Sipas kryetarit të bashkisë, Irakli Garibashvili ishte kryeministër në atë kohë. Kaladze nuk specifikoi se ambasadori i cilit vend i sugjeroi Gjeorgjisë të hynte në luftë.
