TIRANË- Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u nis sot për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Forumin Parlamentar të Inteligjencës dhe Sigurisë, i cili zhvillohet në Kongresin Amerikan, me ftesë të Kryetarit të Task-forcës së Kongresit për Terrorizmin dhe Luftën Jo-Konvencionale.
Gjatë kësaj vizite, Kryetari i Kuvendit do të zhvillojë dhe një seri takimesh të tjera. Dje, Meta pati një takim me ambasadorin e SHBA-ve, Donald Lu në kryesinë e Kuvendit, para nisjes në SHBA.
(m.k/BalkanWeb)
