PRISHTINË – Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në seancën e ditës së sotme, teksa akuzohet për gazin lotsjellës, ëhstë mbrojtur në heshtje.

“Zonja gjyqtare, deklaratën kryesore e kam dhënë në fazat e mëhershme të këtij procesi, asaj i përmbahem. Kështu që po zgjedh opsionin e mbrojtjes në heshtje, të cilin ma mundëson edhe ligji”, tha Konjufca.

Gjatë kësaj séance, janë thënë edhe provat materiale të propozuara në akt-akuzë, raporton Betimi për Drejtësi.

Në këtë seancë, u aprovua propozimi i prokurorit Besart Mustafa që si provë të administrohet procesverbali i mbledhjes së kryesisë së Kuvendit më 10 gusht 2016.

Më pas, seanca u ndërpre me kërkesë të mbrojtëses së Konjufcës, avokates Arbnora Zeqiri, në mënyrë që të ketë mundësi të përgatitet për fjalën përfundimtare.(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb