Kryetarët e katër komunave me shumicë popullsie serbe në veri të Kosovës kanë marrë sot zyrtarisht detyrën.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar drejtori për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, cili u shpreh se me emërimin e kryetarit të ri për Mitrovicën e Veriut, ka nisur “pushtimi i veriut”.

Petkoviç u tha gazetarëve se kjo është arsyeja pse presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka folur sot me të dërguarin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, të cilin e paralajmëroi për sjelljen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe mbi faktin incidente dhe provokime që mund të ndodhin në këtë zonë mund të kthehen në një krizë të madhe, më e madhe se ato të ndodhura deri tani.

“Vuçiç i tha Lajçakut se Albin Kurti dëshiron t’i dëbojë serbët nga Kosova dhe se ata ndoshta do të fillojnë një luftë”, tha Petkoviç, i cili shtoi se Vuçiç i bëri thirrje popullit serb për paqe dhe të mos reagojë ndaj provokimeve.

Sipas tij, “pushtimi” i veriut të Kosovës filloi me emërimin e Erden Atiqit për kryetar të Mitrovicës së Veriut.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb