Një pikë kthese befasuese për të ardhmen e Rafael Leaos dhe për rinovimin e kontratës së sulmuesit të Milan që skadon në qershor 2024. Sipas raportimeve të gazetës portugeze Record, në fakt, Lille, skuadra në të cilën Rafa mbërriti nga Sportingu i Lisbonës dhe nga i cili më pas u ble nga kuqezinjtë, është e gatshme të merrë përsipër gjobën e lidhur me transferimin.

Lamtumira për t’i thënë klubit Luzitan është rreth 20 milionë euro. Ky ka qenë një nga kapitujt që ka vënë në vështirësi rrugën drejt rinovimit te Milan dhe u fol për hipotezën e ndalimit të 20% të pagës së lojtarit çdo muaj për të shlyer Sportingun.

Një lajm që nëse konfirmohet, do të gëzonte tifozët kuqezi dhe gjithashtu vetë Leaon. Faktet datojnë që në verën e vitit 2018, kur sulmuesi kishte ndërprerë në mënyrë të njëanshme kontratën e tij dhe për t’u transferuar te Lille me transfertë të lirë pas sulmit të dhunshëm të pësuar në qendrën sportive të klubit nga ultrasit e Sporting Lisbonës.

Më pas, klubi luzitanian kishte apeluar në organet kompetente dhe pas shkallëve të ndryshme dhe shtyrjeve, në maj të vitit 2022, Gjykata e Milanos kishte ripërsëritur se dëmshpërblimi i takon vetëm Leaos. Kështu, Milan mund të rinovojë dhe nga 5 mln euro që ka pagën Leao, i ka afruar 7. Pritet vetëm konkretizimi.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb