MORINE- Pas festave të fundvitit, në pikat e kalimit kufitar të vendit janë krijuar radhë të gjata për shkak edhe të fluksit të lartë të udhëtarëve. Kthimi i emigrantëve në vendet ku jetojnë dhe punojnë, pasi kanë festuar në vendlindje festat e fundvitit, ka shkaktuar një fluks të lartë në pikat e kalimit kufitar.

Për të përballuar fluksin, në doganën e Morinit po punohet me 4 sportele. Për një orë, kanë kaluar në këtë pikë të kalimit kufitar rreth 40 automjete.

Fluks ka pasur edhe në Portin e Durrësit, ndërsa nuk kanë munguar problemet me pasaportat biometrike. 10 fëmijë janë kthyer nga policia kufitare, pasi nuk kishin rinovuar pasaportat biometrike. Fëmijët e kthyer rezultojnë të pajisur me pasaporta në vitin 2009, me afat 5-vjeçar. Kjo ka alarmuar pridërit, të cilët janë detyruar të qëndrojnë në shqipëri duke rrezikuar edhe vendet e punës.

Sipas një njoftimi të mëparshëm të Ministrisë së Brendshme, përdorimi i pasaportave shtyhet me një vit, nga afati i skadimit, por më pas është e detyrueshme nxjerrja e pasaportave te reja. Në portin e Durrësit për të shmangur fluksin po punohet me kapacitet të plotë me 30 sportele, ndërsa vijojnë punën 4 tragete të linjave Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona.

RADHE TE GJATA DHE NE PIKEN KUFITARE TE KAPSHTICËS
Festat e fundivitit kanë sjellë dyndje të madhe të emigrantëve në pikat e kalimit kufitar. Mësohet se fluks emigrantësh ka në Kapshticë, ndërsa dhjetra automjete presin në radhë për t’u kthyer në shtetin fqinj.

Bëhet e ditur se pala shqiptare po punon me 3 sportele në hyrje dhe 2 në dalje, ndërsa ajo greke me 4 të tilla, 2 në hyrje 2 në dalje. Shkak i radhës është për faktin se ditën e nesërme nis shkolla për fëmijët e emigrantëve që jetojnë në Greqi. Kjo nuk është hera e parë që emigrantësh shqiptarë përballen me radhë të gjata në pikat kufitare.

(el.sp/ed.me/News24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: