Kthimi i Eva Dumanit këtë të shtunë në Shqipëri nga kampi famëkeq Al Hol ka rikthyer në vëmendje dramën e gjatë të familjeve që prej vitesh presin lajme nga të afërmit e tyre të mbetur në Siri. Mes tyre është edhe historia prekëse e 90-vjeçarit Dylber Shuli nga Zagorçani i Pogradecit, i cili prej më shumë se një dekade jeton me ankthin, mallin dhe shpresën për kthimin e mbesave të tij në shtëpi.
“E pashë që atë ditë që doli edhe mbrëmë, të gjitha çfarë jepeshin që kishte kaluar në këmbë, por gjithë këtë punë e ka bërë Turqia, aman. Kam 12 vite, ca kohë kam folur me fëmijët, më thërrisnin ‘baba forca’. Kam 1 vit ose 2 që nuk po flas. Mbesa e madhe është martuar dhe ka lindur një djalë, merret më shumë atje. Unë kisha këtu një të sëmurë, djalin, kisha tre vjet dhe ato më thoshin ‘baba pse na dorëzove?’. U thoja ‘bijë e babait, kështu e kam punën’. Rama kur doli atëherë tha që do i nxjerrin, por edhe do i ruajmë se mund t’i vrasin. Kush është bërë gjysh dhe ka nipër, le ta kuptojë vetë si ndihem unë.
Unë jam 90 vjeç, shpresë kam deri sa të mbyll sytë sepse ata më thërrasin baba. Më shumë më thërrasin ata sesa fëmijët e mi. Si s’kam shpresë? Shtetit i kërkojmë ndihmë. Mbesa e mesme më thotë; ‘baba’ sepse ajo nuk ndahej nga unë. Duan të kthehen, por janë të zënë në burg atje. Sa për kushtet, ju e keni parë edhe vetë dhe unë kam marrë vesh që janë të vështira dhe unë u kam dërguar lekë atyre, por se kush i ha këto para unë nuk e di. Gjithmonë kam dërguar lekë andej. Shtetit i kërkoj ndihmë, siç i kërkova për djalin që ma shpuri në Turqi, ashtu i kërkoj edhe këtë shtetit unë. Unë i kam kërkuar dhe i kërkoj prapë dhe s’di me atë ministren tani që hiqet si e zgjuar, po s’e kap dot që t’i them. Nuk merrem më me letra, nuk i punoj dot unë prandaj them. Kanë qenë të sëmurë, më ka treguar ajo mbesa e madhe. Atë mbesën e madhe e falënderoj se iu vra i ati dhe e ëma dhe qëndroi trime. 16 vjeç dhe qëndroi trime me vëllezërit, djalin e saj, të motrat i rriti. Atë që të vijë këtu nuk di si do ta mbaj. E madhja po shkon 22, të vegjlit nga 7 vjeç, mbesa tjetër 1 muajshe iku. Nuk kanë krahë atje ata të mitë, janë 22 gra në Siri, janë 8 burra, e jepte ajo mbrëmë.”, tha i moshuari.
