News24 dhe BalkanWeb zbardhin vendimin e plotë të Gjykatës së Posaçme të Apelit për prishjen e vendimit dhe për rikthimin e dosjes për rigjykim të ish- ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në dosjen e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, konstatohet se ka një shkelje proceduriale të dispozitave kur SPAK ka dërguar akuzat edhe pse ka një kontraditë mes Prokurorisë dhe Krimeve të Rënda sa i përket ‘akuzës’ së kultivimit të kanabisit.

Gjykata e cilëson si jopërfundimtar vendimin që është marrë në Katania të Italisë pasi nuk plotëson kushtet. Nga ana tjetër janë shkelur disa dispozita nga Prokuroria për akuzat e reja ndaj Tahirit dhe Jaeld Çelës si dhe në rikualifikimin e veprave penale nga Gjykata e Krimeve të Rënda e cila ka dhënë edhe një vendim më parë por që sot Gjykata e Posaçme e Apelit e hodhi poshtë.

Tashmë çështja e Saimir Tahirit pas 3 vitesh do të rikthehet për rigjykim nga fillimi teksa ish- ministri e ka cilësuar si të padrejtë këtë vendim dhe një zvarritje të qëllimshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb