Ikja e menjëhershme e Romeos menjëherë pas spektaklit ka bërë që finalisti të mos jetë i pranishëm në mikrofonat dhe objektivat e kamerave ditët e para pas “Big Brother VIP”. Edhe në festën e mbrëmshme, aktori ka munguar, por Heidi është parë e shoqëruar me Bora Zemanin.

Kjo mungesë e Romeos u komentua edhe në “Post Big Brother”. E pyetur për raportin me Romeon këto ditë pas Big Brother, Heidi tha se janë shkëlqyeshëm, por kanë nevojë të marrin pak veten.

Ndërsa për planet, ajo tha se, si fillim, do të qëndrojë në Shqipëri: “Unë duhet t’i jap drejtim, sepse jam në Itali, avash-avash do spostohem këtej. Nuk shoh ndonjë zgjidhje tjetër. Faktikisht po më pëlqen edhe Shqipëria” – tha Heidi, por pyetjes pse nuk mund t’i propozojë Romeos që të zhvendoset në Itali iu përgjigj: “Për momentin është Shqipëria, po do kisha pasur qejf… Do t’ia them edhe këtë.”

Për momentin, çifti ka nevojë për një kohë për veten, për pushime, pastaj do vendosin çfarë mund të bëjnë me jetën e tyre, ku do vendosen, projekte e të tjera plane që mund t’ju vijnë rrugës.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb