Kreu i PD Sali Berisha në fjalën e tij në parlament tha se i dërguari i Trump në Shqipëri, Chris Lacivita u shpreh se aleati i vërtetë i SHBA në Shqipëri është ai vetë dhe Partia Demokratike.
Berisha u shpreh se njeriu i Trump në Shqipëri deklaroi se Rama është kukull e “shpifur” e Soros. Sipas tij, me praktikat e Soros, u rikthyen persekutimet politike në Shqipëri.
Sali Berisha: Njeriu i Trump në Tiranë, Chris Lacivita iu tha shqiptarëve se Rama është kukull e shpifur e armikut të njerëzimit George Soros. Aleati i vërtetë i SHBA është Berisha dhe PD.
Fara e keqe e Soros në Shqipëri do ketë fundin e farës së keqe të Soros në Uashington. Me praktikat e Soros rikthyet persekutimet politike. Metën e torturuat si bandit në mes të rrugës. Keni marrë miliona euro nga Soros. Ku është Edi Rama? Ku është?