Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndërtuar tre skenarë të ndryshëm për zhvillimin e votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Administrata e KQZ propozon që votimi dhe numërimi elektronik të zhvillohet në disa njësi administrative, që ofrojnë avantazhe logjistike në menaxhimin si dhe votuesit janë të familjarizuar me këtë proces votimi.
Konkretisht në variantin e parë KQZ propozon zbatimin në Njësinë Administrative Nr.1, Nr.3, Nr.5, Nr.8, Nr.9, Nr.10 të Bashkisë Tiranë, si dhe në njësitë Administative, Bërxull, Prezë dhe Vorë të Bashkisë Vorë.
Në skenarin e dytë, propozohet që votimi dhe numërimi elektronik të zbatohet në Njësinë Administrative Nr.2, Nr.3, Nr.5, Nr.9, Nr.10 të Bashkisë Tiranë, si dhe në njësitë administative, Bërxull, Prezë dhe Vorë të Bashkisë Vorë.
Ndërkohë që në variantin e tretë, KQZ propozon që teknologjia në zgjedhje të zbatohet në Njësinë Administrative nr.5 dhe Nr.10 të Bashkisë Tiranë, në njësitë administative Bërxull, Prezë dhe Vorë të Bashkisë Vorë, si dhe në Rajonet 1, 2, 3, 4, 5 të Bashkisë Durrës.
Këto skenarë i janë dërguar zyrtarisht partive politike për konsutime.
Votimi dhe numërimi elektronik u zhvillua për herë të parë në zgjedhjet e vitit 2021, në njësinë 10 në Bashkinë Tiranë. Ndërkohë që në zgjedhjet lokale të vitit 2023, u votua dhe numërua elekronikisht në bashkitë Elbasan, Kamëz dhe Vorë.
Administrata e KQZ gjykon se referuar të gjitha eksperiencave të deritanishme të votimit dhe numërimit elektronik nëpërmjet pajisjeve elektronike dhe numërimit manual të votave të gjendur në këto pajisje, është konfirmuar në të gjitha rastet saktësia 100% të procesit të votimit nëpërmjet pajisjeve elektronike.
Skenari 1
| Bashkitë | Njesia administrative | KZAZ-të | Numri i QV-ve |
| Tiranë | Nr. 1 | 32 | 56 |
| Nr. 3 | 34 | 52 | |
| Nr. 5 | 36 | 94 | |
| Nr. 8 | 39 | 51 | |
| Nr. 9 | 40 | 70 | |
| Nr.10 | 41 | 31 | |
| Vorë | Bërxull | 27 | 12 |
| Prezë | 7 | ||
| Vorë | 25 | ||
| Totali QV | 398 |
Skenari 2:
| Bashkitë | Njesia administrative | KZAZ-të | Numri i QV-ve |
| Tiranë | Nr. 2 | 33 | 90 |
| Nr. 3 | 34 | 52 | |
| Nr. 5 | 36 | 94 | |
| Nr. 9 | 40 | 70 | |
| Nr.10 | 41 | 31 | |
| Vorë | Bërxull | 27 | 12 |
| Prezë | 7 | ||
| Vorë | 25 | ||
| Totali QV | 381 |
Skenari 3:
| Bashkitë | Njesia administrative | KZAZ | Numri i Qv |
| Tiranë | Nr. 5 | 36 | 94 |
| Nr.10 | 41 | 31 | |
| Vorë | Bërxull | 27 | 12 |
| Prezë | 7 | ||
| Vorë | 25 | ||
| Durrës | Durrës R1-Durrës R5 | 23 | 81 |
| 24 | 77 | ||
| 25 | 74 | ||
| Total | 401 |
(BalkanWeb)
