Juventus kaloi në çerekfinale të Europa League pas eliminoi Freiburg. Në aktin e parë bardhezinjtë patën fituar 1-0 ndërsa sot arriti një rezultat fantastik, triumf 0-2. Pas sfidës foli për mediat trajneri i italianëve, Allegri.
“Ishte e rëndësishme të kalonim, ne bëmë mirë në pjesën e parë, por ne duhet të përmirësohemi kur luajmë ndaj një kundërshtari që ka një lojtar më pak, të bëjmë zgjedhje më të mira në menaxhimin e topit. Disi kemi ulur vëmendjen dhe kemi krijuar disa vështirësi, për ta me 10 apo 11 asgjë nuk ka ndryshuar” – Tha ai.
(BalkanWeb)
