Vetëm barazim për Holandën në sfidën e radhës eleminatore, për Kupën e Botës 2026. Ekipi i “tulipanëve” u ndal në De Kuip të Rotherdamit 1-1 nga përfaqësuesja polake. Për vendasit goli i epërsisë u shënua nga anësori i Interit Denzel Dumfries në minutën e 28, pas asistit të Depay. Holandezët u munduar të gjenin edhe golin e dytë e të sigurisë, por pa sukses. Nga kjo situatë përfitojnë polakët, që 10 minuta nga fundi i kohës së rregullt gjejnë barazimin me Cash. Një barazim që gjithsesi mban ekipin e Ronald Coeman në vendin e parë me 7 pikë, po aq sa edhe Polonia, por me “tulipanët” që numërojnë 1 ndeshje më pak.

Ndërkohë Belgjika luan tenis ndaj Lihteshtejnit. Kombëtarja belge triumfoi 0-6 në transfertë ndaj modestëve vendas. Miqtë u argëtuan në fushën e lojës teksa realizuan plotë 6 herë. Goli që çeli serinë e realizimeve për belgët ishte ai i De Cuyper në minutën e 29. Me rezultatin 0-1 do të mbyllej edhe fraksioni i parë. Në të dytin do të regjistrohej edhe festivali i golave të Belgjikës që realizuan edhe 5 herë të tjera me Tielemans dopietë, De Bruyne, Theate dhe Fofana. Falë kësaj fitore Belgjika ngjitet në kuotën e 7 pikëve në vendin e 3 në grupin J, me 3 pikë larg kryesueseve të Uellsit, por me 2 ndeshje ende për të rikuperuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: