Trajneri i Anglisë, Tomas Tuchel doli në konferencë para ndeshjes ndaj Andorrës, takim ky i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit.
“Forca e lojtarëve tanë është lëvizshmëria dhe në futbollin modern kjo është më shumë një avantazh sesa një disavantazh. Ne kemi idetë tona se si do të vendosemi dhe shpresojmë që ta tregojmë në dy sfidat.
Ne kemi lojtarë të klasit dhe do të gjejmë titullarët e duhur. Duhet të jemi fleksibël sepse çdo gjë mund të ndodhë, dikush mund të dëmtohet dhe nuk është momenti për të marrë një vendim përfundimtar për Kupën e Botës.”
