Portugalia synon që të bëjë një fushatë kualifikuesesh perfekte për Euro 2024, teksa ndodhet në një grup me Islandën, Sllovakinë, Bosnjen, Luksemburgun dhe Lihtenshtejnin. Trajneri i ri i kësaj kombëtarje, Roberto Martinez ka treguar se kush janë 3 kapitenët e skuadrës.

“Për momentin, kapitenët e Kombëtares do të jenë lojtarët me më shumë eksperiencë: Cristiano Ronaldo, Rui Patricio dhe Bernardo Silva.

Është shumë e rëndësishme të përqendrohemi te ndeshja e parë. Na presin dhjetë ndeshje kualifikuese, kështu që nuk duhet të gabojmë”, theksoi Martinez.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb