TIRANË

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet me ironi Partisë Demokratike për çështjen e kufirit detar me Greqinë.

Teksa PD kërkonte të bëhej transparencë, duke sulmuar kryeministrin Rama se “ka zgjedhur të fshihet pas sulmeve dhe gjuhës vulgare”, kreu i qeverisë thekson me ironi “Hapu det se vajmedet ka dalë të të mbrojë Lulzimi me PD!”.

“Hapu det se vajmedet ka dalë të të mbrojë Lulzimi me PD!Të qash për ata që vazhdojnë e hanë për djathë sapunin e PD apo të qeshësh me këtë Artist që s’e ka shokun për të bërë sikur?Je i madh Lul, sinqerisht, shyqyr s’u more me shitje djathi se do kishim mbetur pa copën e sapunit!”, shkruan Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb