KFOR-i ka njoftuar se ka vendosur shenja të reja paralajmëruese dhe ka rinovuar disa nga ato ekzistuese përgjatë vijës kufitare Kosovë-Serbi, të njohur si Vija Kufitare Administrative (ABL), me qëllim për të përmirësuar dukshmërinë dhe për të ulur rrezikun e kalimeve të paqëllimshme.

Sipas njoftimit për media, vendosja e këtyre shenjave është pjesë e përpjekjeve të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet në Kosovë.

“Po vendosen shenja për të paralajmëruar njerëzit se po i afrohen ABL-së. Një aktivitet i tillë pasqyron angazhimin e paanshëm të KFOR-it për një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë,” thuhet në deklaratën zyrtare të misionit të NATO-s në Kosovë.
Në postimin e bërë në faqen zyrtare të KFOR-it në Facebook, janë publikuar edhe pamje nga vendosja e shenjave në terren, ku vërehen ushtarë ndërkombëtarë gjatë punës në zonat përreth kufirit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb