Zbardhet dinamika e plagosjes së ndodhur në mesnatë në hotelin “Gjuta” në Sauk.

Sipas burimeve policore, vajza ka qenë vetëm në dhomë të gjumit kur ka marrë armën dhe ka qëlluar veten. Sajmir dhe Erisjaldo Gjuta kanë qenë jashtë dhe kanë dëgjuar të shtënat.

Ata kanë hyrë në dhomë ku kanë parë vajzën të plagosur. Kanë thirrur Mirvete Gjutën, (nëna e 22-vjeçarit) dhe Vladimir Gjutën, (xhaxhai i të riut), dhe kanë vendosur që të pastrojnë vendin e ngjarjes, kanë fshehur armën, kanë larë gjakun ndërsa Mirvete Gjuta dhe Elvir Gjuta, kushëri i 22-vjeçarit, janë nisur me makinë për ta dërguar në spital dhe janë porositur të deklarojnë që “vajzën e kanë gjetur të shtrirë te rrethi i Ekonomikut”.

 

Pas hetimit, rezultoi se vajza në fakt ishte vetëplagosur në hotelin e tyre. Më herët, 18-vjeçarja dyshohet se ka tentuar edhe herë tjetër për t’u vetëdëmtuar.

Të arrestuarit Mirvete dhe Vladimir Gjuta (nëna dhe xhaxhai i 22-vjeçarit).
Në kërkim: Sajmir Gjuta, Erisjaldo Gjuta (babë e bir) dhe Elvir Gjuta (kushëri me 22-vjeçarin).

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb