Alarm për bombë në 35 shkolla në Atikë. Gjithçka ka nisur pas një email-i kërcënues për bombë.

Mëngjesin e kësaj të mërkure, 35 shkolla në Atikë morën një email kërcënues ku thuhej se brenda objekteve ishin vendosur bomba. Sipas informacioneve bëhet fjalë për një shaka dhe autori dyshohet se është rus. Autoritetet janë në kërkim të gjurmëve të tij elektronike.

Mirëpo, në shkollën fillore 144 të Athinës pati një trazirë pasi askush nuk i kishte njoftuar prindërit dhe mësuesit se çfarë kishte ndodhur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: