Plot 6 shoferëve iu janë hequr patentat pasi janë futur në parakalim në një rrugë me 2 sense duke përshkuar karexhatën kundërvajtje.
Videoja ku drejtuesit e mjeteve hyjnë në kundërvajtje është publikuar nga Policia e Shtetit, ndërkohë që është filmuar në mes të kryeqytetit, në rrugën e “Dibrës”.
Pasi janë ‘kapur’ në flagrancë, shoferët janë ndaluar dhe efektivët e rrugores iu kanë marrë lejet e drejtimit. E në këto raste është e mirë një këshillë: Kujdes kur hyni në parakalim, dikush po ju vrojton!
(m.k/BalkanWeb)
