Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” në News24 ishte i ftuar avokati Gylsen Zhllima.
Në një bisedë më Klevin Mukës, avokati foli në lidhje me pronat dhe specifikisht për kartelën e pasurisë, ndërsa ka nënvizuar rëndësinë që çdo veprim që ndërmerret në lidhej me pronën qoftë edhe kontratat e qerave, gjë që mbron nga fitimi i pronësisë me parashkrim fitues.
“Kartela e pasurisë tregon historikun e pronës, tjetërsimin apo problematikat e hasura herë pas herë. Pasqyrimi i ccdo problematike duhet të pasqyrohet pra për të lënë një shenjë në sistem. Kjo ndikon në rastin kur ka një person që kërkon të pëfitojë pronë me parashkrim fitues. Kontrata e qerasë është mirë të vendoset në kartelën e pasurisë. Kjo që kur të bëhet një tjetërsim prone apo kërkesë padi për parashkrim fitues, personi kundërshtar në gjyq e ka të vështirë ta marrë”, tha ai.
Avokati u ndal edhe tek “Paketa e maleve” ku paralajmëroi se do të ketë konflikte në lidhje me pronën n në zonën e veriut, gjë që deri tani nuk kishte ndodhur.
“Paketa e maleve nxit konfliktin për tokën.
Në veri kufijtë vendosen duke u dhënë fjalën njëri tjetrin dhe shumë pak probleme ka pasur në ato zonë për këtë pjesë. Pas dy tre vitesh do të kemi problematika sepse vjen shteti dhe bën azhornime dhe do të shohim hatanë.
Rri një punonjës një vit dhe më pas largohet nga qeveria.
Punonjësi tjetër që vjen mund ta interpretojë ndryshe ligjin”, tha ai.
(BalkanWeb)
