Drejtësia gjermane ka vënë në bankën e të akuzuarve dy shqiptarë, nën akuzat për rritje të bimëve narkotike dhe trafik narkotikësh,

Eugert Q. 21- vjeç dhe Erblin S. 32-vjeç, kujdeseshin për më shumë se 1400 rrënjë bimësh narkotike në një hotel të braktisur me 48 dhoma, në Mettmann.

Të ardhurat që do të siguroheshin sipas Bild, do të ishin rreth dy milionë euro. Ndërkohë që shqiptarët janë duke u përballur me drejtësinë gjermane, urdhëruesit dhe ndërtuesit e plantacionit i kanë shpëtuar policisë.

Një procedurë e veçantë vazhdon vetëm kundër qiramarrësit të hotelit. Sipas avokatëve të tyre mbrojtës, të dy të pandehurit shqiptarë u joshën në Gjermani me premtime të rreme. Ata në fakt kanë pasur si synim të punonin në ndërtim, por i kanë dërguan në plantacion, ku edhe nuk kanë guxuar të kundërshtonin.

të rinjtë janë në paraburgim prej shtatë muajsh, ndërkohë që vendimi i gjykatës pritet të jepet me 1 qershor.

Screenshot 8

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb