Një nga protestueset në protestën në ditën e 103 Sidorela Vatnikaj deklaroi nga Kryeministria se shqiptarët duhet të kujtojnë vuajtjet që kanë hequr nga ky regjim.

Protestuesja Vatnikaj theksoi se shqiptarët duhet të kujtojnë se jetojnë në një vend, ku detyrohen që fëmijët t’i përcjellin jashtë vendit. Ajo shtoi se mafia është akoma në pushtet dhe se ajo duhet të çmontohet e se duhet që Shqipëria të jetë e lirë.

Protestuesja Sidorela Vatnikaj: Pushteti kërkon që të na përçajë. Ne duam Shqipërinë e lirë dhe demokratike, që kemi ëndërruar. Ne nuk e hamë më sapunin për djathë. Jemi këtu sepse jemi bërë bashkë dhe të njohim armikun që na ka dhunuar e na ka grabitur për 36 vjet. Spitalet janë në gjendje të rënduar, nuk kanë as serume. Kujtoni shkollat që janë në gjendje tepër të rëndë, kujtoni rastin e Martin Canit, që u masakrua nga shokët e vet dhe nuk ka një reagim institucional.

Kujtoni fëmijët tanë që i kemi përcjellë jashtë vendit, kujtoni nipër e mbesa që nuk dinë as shqip, sepse prindërit e tyre kanë ikur nga ky vend. Kujtoni sesa herë ju janë mbyllur dyert me arrogancë dhe madje nuk iu kanë vlerësuar fare. Mendoni të gjitha këto dhe kujtoni se kjo protestë është shkëndija e qartë për ndryshimin e vendit. Mafia është akoma në pushtet dhe duhet të mos kemi frikë. Por ia kemi dalë për të thënë se këtu vendosim ne.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb