Deri në orën 08:10 të mëngjesit të sotëm, situata në Qarkun e Kukësit paraqitet e qetë dhe pa problematika emergjente, sipas njoftimit zyrtar nga strukturat vendore të emergjencave civile.
Të gjitha akset rrugore nacionale në qark janë të qarkullueshme normalisht, ndërsa bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk kanë raportuar asnjë ngjarje apo situatë problematike që kërkon ndërhyrje emergjente.
Sa i përket furnizimit me energji elektrike, pjesa më e madhe e territorit është e furnizuar rregullisht, me përjashtim të disa njësive administrative si Topojan, Shishtavec, Zapod, Bicaj, Ujmisht dhe një pjesë të qytetit të Kukësit, ku energjia elektrike mungon përkohësisht.
Ndërkohë, furnizimi me ujë të pijshëm në të gjitha zonat e qarkut po kryhet sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve (D.R.U.K) Kukës.
