Faruk Sejdini, një emër i njohur i trajningut shqiptar, beson se lufta për titullin kampion do të shohë jashtë Vllazninë dhe Kukësin. Në “Sport News Plus” me moderatoren Daljana Sejdiaj, ai shpjegoi se trajnerët e huaj ndoshta krijonin më shumë probleme.
“E gjithë historia e Tiranës sillet te Ngo, Kur e kishte, pse e ke? Kur nuk e kishte, pse nuk e ke? Për mua, Ngo çdo gjë mund të ishte, veç të përshtatej me Tiranën jo. Tirana as luante në kundërsulm, as në gradual, ar nuk kapte një top të gjatë.
Gjithmonë i thosha një mikut tim tifoz të Tiranës që kur të iki Ngo, do të fitojë Tirana. Rastisi, se nuk e dija që ishte vrare dhe me erdhi keq se nuk ia urojmë, por i thashë tani do të shohësh Tiranën.
Ajo tani ka identitet, ka Xhixhën e Seferin që sa vjen e sinkronizohen dhe me kokë poshtë po gjejnë njëri-tjetrin, Kam dëgjuar që ekipi shkon mirë dhe edhe kjo është mbështetje shumë e madhe se edhe ata mbrapa e lexojnë lojën e njëri-tjetrit.
Më parë nuk e lexonin se më parë luanin me një pykë, kurse sot Tirana ka dalë në identitet, dhe sa do vijë, do bëhet më e rrezikshme. Futbolli është i paparashikueshëm, por them se sa do vijë do e thellojë diferencën. Ka krijuar edhe kur nuk luan mirë, ka krijuar besimin që do e fitojmë me gjysmë goli e një gol.
Po ti kthehemi Kukësit, vuan nga euforia e trajnerit. Ne kemi sindromën e të huajve, ai e bleu këtë gjë dhe erdhi duek thënë ja kam marrë titull këtu, kam marrë trofe këtu. Bëri mirë? Po si nuk do të bënte mirë kur harxhon 1 milionë e gjysmë euro, 2 milionë euro.
Kam qenë me Gjelbrim Taipin në një studio, shumë i edukuar, lojtar e djalë i mirë. Po i bëj indirekt një pyetje për trajnerin që tha se që kur erdhi me trajnerin kemi filluar të luajë futboll europian. Po tani, Tirana çfarë luan, futboll hëne që e rreh? Problemi është që kemi sindromën e të huajit Unë të vijnë se eksperiencë është, por jo kështu.
Të shohësh atë të Shkodrës, bën për një rivënie anësore a thua se i morën tapinë e shtëpisë. Kujt i duhen këto, që ta bëjë një trajner shqiptar… Kërkojnë të bëjnë show me këto. Kukësi dhe Vllaznia do e humbin kampionatin nga trajnerët”, deklaroi Faruk Sejdini.
(BalkanWeb)
