Gjelbrim Taipi ka dhënë mendimin e tij për trajnerin e skuadrës kuksiane, Enkeleid Dobi, në një intervistë të dhënë për mediat. Futbollisti i kuksianëve shprehet se skuadra po bën mirë nën drejtimin e tij dhe kjo normalisht, është shenjë për të ardhmen.
“Me Dobin jemi shumë mirë, ai është si një prind për ne. Po na motivon shumë se kemi qenë të demoralizuar në fillim. Tani jemi në ndeshjen e katërt me këtë skemë, po ndihemi shumë mirë dhe Dobi na ka mbledhur të gjithëve. Dy vëllezër në një ekip? Ke më shumë përgjegjësi kur humbet, por kur fiton është më mirë, se dy gëzime në një shtëpi” – Tha ai.
(BalkanWeb)
