Kukësi e mbylli Kategorinë e Parë në vendin e dhjetë. Tashmë verilindorët janë të fokusuar në finalen e “play out” ku do vendosen përballë Bylisit B. Kukësi është me fat, pasi mund të qëndrojë në Katagorinë e Parë edhe nëse humbet ndaj Bylisit B. Për këtë i duhet “dhuratë” nga Abissnet Superiore.
Nëse ekipi i parë i Bylisit nuk mbijeton në elitën e futbollit shqiptar, atëherë i dyti duhet të luajë në Kategorinë e Dytë edhe nëse fiton finalen ndaj Kukësit. Kjo pasi ekipet A dhe B nuk lejohen të luajnë në të njëjtën kategori.
Kukësi ka dy mundësi për qëndrimin në kategori. Fitorja e finales së “play out” ose rënia e Bylisit nga Superiorja. Kujtojmë se ballshiotët pozicionohen aktualisht në zonën e ftohtë, duke mbajtur pikërisht vendin e parafundit.
